logo
MontessoriABC Tirana

MontessoriABC Tirana — Çerdhe, Kopsht & Parashkollor Montessori.

MontessoriABC Tirana është çerdhe, kopsht dhe parashkollor Montessori në Tirana për fëmijë 0–6 vjeç. Metodologji Montessori, transport dhe ambiente moderne vetëm 1 minutë larg TEG.

Eksperienca në

MontessoriABC Tirana

fillon nga:

ALL 40,000 / Muaj.

Regjistro fëmijën
MontessoriABC Tirana — Çerdhe, Kopsht & Parashkollor Montessori
Ndarës dekorativ MontessoriABC Tirana

Informacione për prindërit

Gjithçka në një vend.

Këtu gjeni informacionet kryesore rreth MontessoriABC.

Vendndodhja

Tirana, Rruga Xhaferr Shaba, Mjull Bathore, vetëm 1 minutë larg TEG.

MontessoriABC Tirana Map

Orari

DitëtOrari
E Hënë - E Premte08:00 - 17:00
E Shtunë08:00 - 13:00

Kontakt

Për pyetje, regjistrime ose vizita në ambientet tona, mund të na kontaktoni direkt.

Ndarës dekorativ MontessoriABC Tirana

Kush janë

Klasat e MontessoriABC Tirana

Klasa Nova

“E Re”, është klasa për grupmoshë 0 deri në 2 vjeç.

Në kurikulat shqiptare njihet si çerdhe.

Çerdhe Montessori në Tirana — Klasa Nova
Ndarës dekorativ MontessoriABC Tirana

Çfarë ofrojmë ne?

Një mjedis mësimi të gëzueshëm dhe bashkëpunues përmes përvojave praktike.

Shërbimi Gjithëditor

Ne ofrojmë një edukim gjatë gjithë vitit, gjithëditor dhe gjashtë ditë në javë.
• E Hena deri të Premte, 8:00 deri 17:00
• E Shtuna, 8:00 13:00.

Shiko Kalendarin Vjetor

Klasa me Madhësi të Vogël

Çdo klasë ka një raport të balancuar numër fëmijësh për mësuese
• 1 mësuese kryesore + ndihmëse për 7 fëmijë Klasa Nova ( 0 deri 2 vjeç )
• 1 mësuese kryesore + ndihmëse për 15 fëmijë Klasa Solis ( 2 deri 4 vjeç )
• 1 mësuese kryesore për 15 fëmijë Klasa Nova ( 4 deri 6 vjeç )

Klasa për fëmijë shqipfolës

MontessoriABC mundëson klasa të cilët përdorin metodologjinë Montessori dhe përgatiten për shkolla shqipfolëse.

Mësues të Kualifikuar

Të gjithë mësuesit kryesore janë të kualifikuar dhe janë të trajnuar në edukimin e hershëm të fëmijërisë dhe metodologjinë Montessori nga Maria Montessori School of London.
Stafi i institucionit gjithashtu merr trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm.

Ushqim i Shëndetshëm

Ne ofrojmë disa vakte dhe ushqime të shëndetshme për të gjithë nxënësit gjatë ditës.

Shiko Menune ushqimore

Ambient për fëmijë

Ne krijojmë një ambient të veçantë për fëmijët, duke u fokusuar në detaje si gjelbërim, lartësia dhe gjerësia e materialeve, përdorimi i drurit të lëmuar dhe ngjyrat që frymëzojnë.

Çmime të arsyeshme

Ne ofrojmë edukim me metodologjinë Montessori me çmime të arsyeshme.

Shiko Çmimet

Teknologji dhe informacion

MontessoriABC, nëpërmjet departamentit të informacionit dhe teknologjisë, zhvillon, mirëmban dhe përditëson çdo shërbim elektronik, si software dhe aplikacion, për të lehtësuar përditshmërinë.

Transporti

MontessoriABC mundëson transportin nëpërmjet automjeteve të veta. Të gjitha automjetet e MontessoriABC janë furgona elektrikë 8+1 të vitit 2026 dhe përdorin teknologji GPS (ndjekje në kohë reale), njoftime automatike dhe kamera në çdo automjet për një përvojë transporti sa më të sigurt dhe komode.

Shërbimi i klientit

Shërbimi ynë i klientit është i disponueshëm 24/7 çdo ditë të vitit, duke mbështetur prindërit për çdo pyetje ose nevojë.

Klinika Psikologjike

Nëpërmjet klinikës psikologjike, MontessoriABC mundëson shërbime për fëmijë.

Ndaresi

Fushat e metodologjisë Montessori

Që janë të pranishme dhe të dukshme.

Zhvillimi Social Emocional

Mësuesit tanë udhëzojnë fëmijët të ndërtojnë marrëdhënie miqësore, të kuptojnë ndjenjat dhe të zhvillojnë vetëbesim.

Gjuha

Aktivitetet gjuhësore nxisin shkrim-leximin, pavarësinë, bashkëpunimin dhe gëzimin në të mësuar.

Matematika

Materialet ndihmojnë fëmijët të kuptojnë konceptet matematikore përmes praktikës konkrete.

Jeta Praktike

Aktivitetet praktike zhvillojnë pavarësinë, kujdesin për veten dhe koordinimin motorik.

Zhvillimi Sensorial

Materialet sensoriale ndihmojnë fëmijët të kuptojnë botën përmes shqisave.

Kulturore, Shoqërore dhe Shkencore

Kjo fushë përfshin gjeografinë, shkencën, studimet sociale, artin dhe muzikën.

Mjedisi i Jashtëm

Natyra ndihmon fëmijët të çlirojnë energjinë, të rregullojnë emocionet dhe të eksplorojnë.

Ndarës dekorativ MontessoriABC Tirana

Të tjera në MontessoriABC

Transporti dhe dokumentet.

Transporti

Orari i transportit

Mëngjes: 07:00 - 09:00

Pasdite: 14:00 - 17:00

Zonat që mbulojmë

TEGMulletStërmasMjull BathoreFarkëSaukRruga e ElbasanitAli DemShkozëPaskuqanBrryliKomuna e ParisitSelitëKodra e DiellitAstirKombinatBllokKryqëzimi 21 DhjetoriMyslym ShyriDon Bosko

Dokumentet e nevojshme

  • Kopje të dokumenteve të identifikimit të prindërve
  • Certifikatë familjare
  • Kopje të pasaportës ose certifikatës së fëmijës
  • Analiza e koprokulturës së fëmijës
  • Vërtetim vaksinimi
  • Kontrata e nënshkruar elektronikisht nga aplikacioni MontessoriABC Tirana
  • Rregullorja e nënshkruar elektronikisht nga aplikacioni MontessoriABC Tirana
  • Deklarata e transportit, nëse fëmija përdor transportin
  • Deklarata e alergjive
Ndarës dekorativ MontessoriABC Tirana

Teknologji dhe informacion.

Nëpërmjet aplikacionit të MontessoriABC Tirana, ju mund të keni çdo informacion të fëmijës tuaj 24/7 në çdo pajisje.

Aplikacioni MontessoriABC Tirana për prindër.

Gati për t’u bashkuar me MontessoriABC Tirana?

Regjistro fëmijën ose na kontakto për një vizitë në ambientet tona.